Fjoralba Ponari tregon se është bullizuar për origjinën: Jam paragjykuar nga mësuesja ime

schedule14:31 - 8 Qershor, 2021

schedule 14:31 - 8 Qershor, 2021

Fjoralba Ponari është kthyer në një moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Rrugëtimi për të realizuar ëndrrat e saj nuk ka qenë aspak i lehtë, së cilës i është dashur të përballet me një sërë peripecish. Së fundmi, Fjoralba ka treguar se kur ka qenë fëmijë është paragjykuar për faktin se është nga veriu i Shqipërisë.

Teksa tregoi se është bullizuar nga një mësuese e saj për origjinën, ajo përcolli dhe një mesazh të rëndësishëm. “Për fat të keq, po! Kam kujtime jo te mira, sidomos nga 9 vjecarja, & në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte dhe i trajtonte me një përbuzje çnjerëzore.

Madje mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje…përgjigjëen e saj (pasi e kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha:

“Po ti duhej të më thoje, që është gjysëm MALOKE (jo malësore) vajza se e zgjidhim ndryshe. Megjithatë injoranca dhe përbuzja, jo e saj por e askujt, nuk më pa penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote.”, ka shkruar ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!