Fjoralba Ponari ngjiti shkallët e karrierës me hapa të shpejtë duke u bërë një ndër moderatorët më të dashur të ekranit shqiptar. Fillesat e saj ishin nga spektakli i talenteve “The Voice” për t’u bërë më pas një figurë e suksesshme në moderim.
Përsa i përket jetës personale, Fjoralba është treguar shumë e rezervuar dhe madje vetëm kohët e fundit ka zbuluar imazhin e partnerit të saj, Francit. Kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, postimet krah tij janë shumë të pakta.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, Fjoralba nuk i ka shpëtuar pyetjes se përse nuk shfaqet shpesh me të dashurin. “Le të themi që nuk ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka shkruar ajo.
/abcnews.al