Fjoralba “bezdiset” nga pyetjet që i bëjnë për Einxhelin: Marr me dhjetëra sms absurde në ditë

schedule16:02 - 25 Tetor, 2022

schedule 16:02 - 25 Tetor, 2022

Fjoralba Ponari dhe Einxhel Shkira e kanë treguar gjithmonë se janë shoqe të ngushta. Madje, kjo ka shtyrë ndjekësit që t’i pyesin vajzat për njëra-tjetrën.

Së fundmi, dikush i ka drejtuar Fjoralbës një kërkesë, duke i shkruar: “Thuaj Einxhel të na tregojë, si ju tregoi që është në pritje të ëmbël”. Ndërsa moderatorja i kërkoi të gjithëve të kenë durim dhe të respektojnë gjendjen e Einxhel.

Sipas Ponarit, është Shkira ajo që vendos sa informacione do të ndajë me ndjekësit e saj.

Po marr kohën të të përgjigjem pak më gjatë për shumë pyetje në lidhje me të dhe pse pyetja jote në vetvete është dashamirëse.

Përtej entuziazmit dhe dëshirës së mirë që keni për të dhe bebin, duhet të jeni dhe pak mirëkuptues dhe të durueshëm me atë që ajo po përjeton. Është në periudhën më të bukur dhe më sfiduese të jetë së saj. Çdo shtatzëni është e ndryshme që nga përjetimet psiko-emocionale deri tek ato fizike.

Marr me dhjetëra mesazhe në ditë me kërkesa nga më të lezeçmet deri tek më absurdet në lidhje me të. Ndërkohë mendoj me vete: A është vërtetë kaq e vështirë të respektohen vendimet dhe përjetimet e saj emocionale, pa presione dhe kërkesa që shkojnë përtej asaj që ajo dëshiron apo mundet të ndajë?”, ka shkruar ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!