Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka reaguar lidhur me lajmin se është arrestuar sërish ditën e sotme në Prishtinë. Ajo ka ndarë disa foto në Instastory, ku shihet në ambientet e dyqanit të saj, përmbi të cilat ka shkruar: “Te dyqani jam”.
LEXO EDHE: Arrestohet sërish këngëtarja Fjolla Morina
Ndërkohë, më herët, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi, ka treguar se Morina thjesht është shoqëruar në stacion policor.
LEXO EDHE: Arrestimi i Fjolla Morinës, reagon avokati i këngëtares
“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, është shprehur ai për mediat vendase./abcnews.al