Fjolla Morina i del në mbrojtje Beatrix Ramosaj: Mos e lësho Donaldin, jeni çift i përkryer

schedule10:17 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 10:17 - 4 Dhjetor, 2021

Ndërsa të gjithë janë kthyer kundër Beatrix Ramosaj për lidhjen me Donald Veshaj, në një kohë kur ky i fundit nuk kishte sqaruar ende përfundimisht raportin me Bora Zemanin, në krah të saj ka dalë Fjolla Morina. Këngëtarja nga Kosova shprehet publikisht se mbështet dyshen Beatrix-Donald.

“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, ka shkruar Fjolla.

LEXO EDHE: Puthje dhe përqafime me Beatrix-in, Donaldi: Prisja një shenjë nga Bora po nuk mora asgjë

Mbrëmjen e djeshme, Donaldi rrëfeu se kishte pritur një shenjë nga Bora pas puthjes që dha në publik dhe varëses që i dhuroi në 3 vjetorin e njohjes së tyre. Ai pranoi se kishte pasur ndjenja ndaj këngëtares që prej hyrjes së saj brenda BB VIP por ishte munduar të mos e pranojë për shkak të Borës.

LEXO EDHE: Beatrix përlotet nga mesazhi i së ëmës, kërkon falje publike ndaj Bora Zemanit

Nga ana tjetër, Beatrix kërkoi ndjesë publike ndaj Borës duke thënë se është treguar e nxituar me veprimet e saj. Ajo mori dhe një mesazh nga e ëma, e cila tha: “Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse ai djalë e thotë me fjalë të mëdha se e ka lënë pas të kaluarën. Ti Trixa nuk ke pse merr në kurriz problemet e të tjerëve.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!