Nuk pritej nga të gjithë, por Chelsea tregoi edhe një herë se me Tuchel janë një nga skuadrat më të mira në Europë, kur mundi pastër me shifrat 2-0 Real Madrid në gjysmëfinale të Champions League, duke arritur finalen e parë që nga viti 2012.
Ndeshje të tilla prodhojnë gjithnjë përplasje e polemika, teksa ishte Toni Kroos që në konferencën para ndeshjes u shpreh: “Në 15 vjet, asnjë nga lojtarët e tyre individualë nuk më ka hequr gjumin, ata luajnë mirë si skuadër, por nuk mund të veçoj asnjë prej tyre”.
Mount: "Vi que uno de los jugadores (Kross) decía que ningún jugador individualmente le impedia dormir. Tal vez debería perder el sueño por nosotros como equipo".
Kroos: "Aún duermo bien. Pero bien hecho ayer. Felicitaciones. Buena suerte en tu primera final de Champions League" pic.twitter.com/pJs4dBriLG
— Karen Espitia Gómez (@karenespigo1) May 7, 2021
Pas ndeshjes në zonën miks të stadiumit foli një nga më të mirët e Chelseas, Mason Mount, që shënoi edhe golin e dytë në ndeshjen në Londër. Talenti ka një përgjigje direkte për Kroos, megjithëse zgjedh të mos ja përmendë emrin.
“Pashë një nga lojtarët e Real Madrid, duke thënë se asnjë nga lojtarët tanë nuk ja prish gjumin. Ndoshta e humb gjumin për gjithë skuadrën e Chelseas sepse mund të shënonim më shumë se 5 gola në atë ndeshje”, përgjigjet talenti i londinezëve.
Më pas, Kroos ka dashur vetë ta thotë fjalën e fundit dhe ka postuar në Twitter. “Po fle ende mirë, por bëre mirë dje. Urime! Paç fat në finalen tënde të parë të Champions League”, replikon Kroos me ironinë e tij të ftohte prej një gjermani. /abcnews.al

