Nga Leontina Nika
Leksikografi dhe drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë Valter Memisha në një intervistë për ABC rrëfen detajet e Fjalorit te ri të gjuhës shqipe. Një vepër e re në duart e përdoruesve të shqipes
Fjalori përmban rreth 35.000 fjalë, 3.000 njësi frazeologjike dhe rreth 100.000 kuptime.
Ai u drejtohet përgjithësisht nxënësve të shkollave të sistemit parauniversitar, por edhe studentëve. Nuk është fjalor shkollor (pra nuk përmban krahas leksikut të përgjithshëm, gjithë apo afërsisht të gjithë termat që mund të ndeshen në lëndë të ndryshme në shkollë). Ai vjen si një fjalor shpjegues për nxënësit në kuptimin që, krahasuar me veprat e mëparshme leksikografike të botuara nga Akademia e Shkencave.
Memisha flet edhe për botimin e Fjalorit të Gjuhës Shqipe të prof. Aleksandër Xhuvanit. Kjo vepër merr një vlerë të posaçme veçanërisht sot kur gjuha shqipe ashtu si gjuhët e tjera gjendet nën trysninë e deformimeve.
Nga ana tjetër profesor Memisha thotë se ka filluar puna për hartimin e “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, me rreth 90.000 fjalë dhe rreth 10.000 njësi frazeologjike, si projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i Akademisë së Studimeve Albanologjike (Tiranë) dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës./mv.abcnews.al