Presidenti rus Vladimir Putin nuk pritet t’i përgjigjet ndonjë pyetjeje të vështirë gjatë fjalimit të tij vjetor, sipas dokumenteve të zbuluara nga agjencia kombëtare e lajmeve e Ukrainës.
Ukrinform raportoi se dokumentet treguan se pyetjet janë përgatitur paraprakisht.
Pyetja e parë do të bëhet nga Alexander Prokhanov me gazetën Zavtra: “Përmbajtja kryesore e historisë ruse është një fitore mbi errësirën, fitorja ushtarake, shpirtërore dhe politike. A mendoni se ideologjia e Rusisë është ajo e një fitoreje ruse ?”
Më pas, Igor Gilov me gazetën braziliane Folha De S.Paolo pritet të pyesë: “Ju e vlerësoni krizën ukrainase si një konfrontim të madh midis Perëndimit kolektiv dhe Rusisë. Qeveria juaj më parë foli për “vijat e kuqe” që SHBA dhe NATO nuk duhe t’i kalojnë.
“Ndërsa doktrina bërthamore ruse përcakton “rreziqet ekzistenciale për shtetin ose sovranitetin e tij” si bazë për vendosjen e armëve bërthamore, si mund të zbatohet për territoret e reja që u bashkuan me Rusinë? Cilat “vija të kuqe” nuk mund të kalohen në ky rast pasi mbetet e paqartë se cilët kufij janë paraqitur?”
Këto ishin disa nga pyetjet që pritet t’i bëhen presidentit rus gjatë fjalimit të tij vjetor, që pritet të fillojë së shpejti. /abcnews.al