Fjalimi shqip i Shaip Kamberit, reagon Vulin, fyen sërish shqiptarët

schedule08:18 - 25 Shkurt, 2021

schedule 08:18 - 25 Shkurt, 2021

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka reaguar pas fjalimit të deputetit shqiptar Shaip Kamberi në gjuhën shqipe.

Vulin vazhdimisht e ka përdorur termin fyes ndaj shqiptarëve “Shiptari”.

Ndër të tjera ministri është shprehur se mori shembullin e Esat Pashë Toptanit, se si do duhej të ishte shqiptari ideal sipas tij, ndërsa Shaban Polluzhën e quan vrasës dhe fashist.

Pjesë nga fjalimi i Vulinit:

Me durim kam pritur deri në fund të orarit të punës, përkatësisht deri në fund të seancës. Duke pritur që të paraqitej z.Kamberi.

Nuk e kam thënë asnjë fjalë të vetme rreth asaj se çfarë ka thënë ai, kam marrë përkthimin e di çfarë ka thënë.

Me durim e kam pritur që të vij, t’ia them në fytyrë, sic I ka hije deputetit popullor, atë çfarë kam për t’i thënë.

S’ka ardhur por unë nuk do ta lëshojë rastin ta them atë cfarë mendoj, unë kam qenë dhe kam pritur këtu tërë ditën që të vijë.

Secili ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij, unë jam pafund krenar për atë se gjithkush ka të flasë në gjuhën e tij dhe pavarësisht që serbët në “Allbani” apo Shqipëri, sic e thonë ata, nuk kanë asnjë deputet dhe as që mund të flasin në parlament, unë këtë të drejtë të vendasve të mi “shqiptari” kurrë nuk do t’ju mohoja në parlamentin tim. Kurrë!

“Shiptar” (shqiptari) ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij, e respektoj për këtë dhe do të luftojë gjithmonë që të ketë të drejtë të flasë në gjuhën e tij.Nuk është shumë korrekte që nuk ka siguroi përkthimin por kjo flet për të.

Ndaj fyerjeve personale s’kam nevojë t’i përgjigjem, mirëpo krahasimi me Gëringun fyen, por pikë së pari fyen viktimat e Gëringut. E dini në botën serioze shembujt nga Lufta e Dytë botërore nga Holokoausti , rrallë përdoren sidomos kaq lehtë dhe pabazë sepse në këtë mënyrë fyeni viktimat e Gëringut.

Nëse unë jam Gëringu, askënd se kam vrarë dhe se kam dërguar në një kamp përqendrimi askënd se kam lënduar, atëherë ai Geringu i Luftës së Dytë nuk qenka njeri aq i keq. Këto janë konkluziomet që Organizatat Botërore antifashiste absolutisht nuk lejojnë të tërhiqen.

Kjo tregon se sa me lehtësi përdoret fjala e cila nuk guxon të përdoret. Unë z.Kamberi nuk do ta krahasaoj me Shaban Polluzhën, udhëheqësin e Ballit Kombëtar, ballistin, bashkëpunëtorin e gjermanëve natyrisht, vrasësin… nuk do ta krahasoj më atë. Më vjen keq që kurrë publikisht nuk e ka dënuar, por…ja unë po mendoj se e ka dënuar publikisht dhe ai le të thotë nëse nuk kam të drejtë.

Pra nuk e krahasoj me fashistin shqiptar, unë dua ta krahasoj me Esat Pashë Toptanin, “shiptari” i cili ka dashur të bëjë federatë me Serbinë, shqiptari i cili dëshironte që këta dy popuj, shqiptarët dhe serbët të ishin aleatët më të afërt në Ballkan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!