Fjalimi i Zelenskyy-t, reagon Putin: Perëndimi kërkon të “asgjësojë” Rusinë

schedule15:16 - 16 Mars, 2022

schedule 15:16 - 16 Mars, 2022

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar pas fjalimit të mbajtur virtualisht më herët  nga homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kongresin Amerikan.

Në fjalimin e tij, sipas raportimeve, Putin nuk e ka përmendur fjalën e mbajtur nga Zelenskyy, por është kthyer nga Perëndimi duke e akuzuar se ka synime gjeopolitike që nuk përfshijnë një “Rusi të fortë dhe të pavarur.”

Sipas tij, Perëndimi është duke u përpjekur që ta “asgjësojë” Rusinë.

Për liderin rus, përpjekjet e Perëndimit për të dominuar globin janë duke iu afruar fundit. Po ashtu, sipas asaj që Putin u shpreh qëllimet e tij nuk janë që të pushtojë Ukrainën, por shtoi ai duke përsëritur qëndrimin e mbajtur që në krye të herës për të justifikuar futjen në Ukrainë, “Rusia nuk kishte opsion tjetër vese të urdhëronte një operacion special ushtarak”.

Ukraina, sipas liderit rus, kishte planifikuar një sulm kundër Rusisë që do të mbështetej nga fuqitë Perëndimore.

“Perëndimi do të krijojë një lëvizje anti-Rusi dhe nuk i intereson për sigurinë e popullit ukrainas. Ata po e shtynë Ukrainën që të vijojë gjakderdhjen duke e furnizuar me armë.”

Ky është versioni që presidenti rus ka mbajtur që nga filli i pushtimit të paprovokuar të cilin e cilëson “operacion special ushtarak për të mbrojtur rusët në Ukrainë nga gjenocidi”, edhe pse vetë populli rus ka nisur tashmë të protestojë kundër vendimit të tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!