Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fjalimi i Macron, dramatizues”/ Ekspertët: Rusia nuk ka kapacitete të sulmojë Evropën, Brukseli po përpiqet t’i përcjellë një mesazh SHBA

schedule21:33 - 6 Mars, 2025

schedule 21:33 - 6 Mars, 2025

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen prezantoi të martën planin prej 800 miliardë eurosh për të riarmatosur Europën dhe për ta fuqizuar atë përballë atij që quhet një kërcënim për braktisje nga Uashingtoni. Nga ana tjetër, Emmanuel Macron tha se Franca është e hapur për të diskutuar zgjerimin e mbrojtjes së ofruar nga arsenali i saj bërthamor për partnerët e saj evropianë.

Duke diskutuar këto zhvillime në emisionin “360 gradë” në ABC Neës, ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare Enika Abazi e cilësoi fjalimin e Macron si shumë dramatik. Edhe për ekspertin gjeopolitik Alfred Pëllumbi, Macron e dramatizoi situatën në një kohë kur po flitet për bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare Enida Bozheku thotë se Macron ka marrë rolin e liderit evropian dhe se Brukseli nuk ka frikë nga Rusia, por po përpiqet t’i përcjellë një mesazh SHBA-së. Kapiteni Dritan Goxhaj shprehet se Rusia nuk ka kapacitete që të sulmojë Evropën.



Pjesë nga diskutimi:

Enika Abazi: Që kur ka ardhur në pushtet, Macron ka pasur ide për zhvillimin një strategjie evropiane të mbrojtjes dhe ka dalë me deklarata të çuditshme, si psh që NATO vdiq. Kjo ishte në kuadrin e asaj që Evropa duhet të zgjohet. Ka ardhur tamam momenti për Macron që të shpalosë edhe njëherë idetë që i konsideruan të çuditshme. E dëgjova fjalimin e Macron dje dhe për shumë analistë priteshin shumë më shumë sesa u tha. Ishte pak dramatizuese por nuk është se më bëri shumë përshtypje se duke ndjekur analistë të ndryshëm, thoshin se ishte më shumë i ashpër kur foli për Covid, kur përmendi 14 herë fjalën luftë dhe në këtë rast thjesht tregoi se Rusia ishte tashmë një rrezik për Evropën dhe që nxorri përsëri idenë e mbulesës atomike të Francës. Mirëpo ai tha do ta hapë për diskutim dhe në fund të fundit do të jetë presidenti francez ajo që do të vendosë për përdorimin e armëve bërthamore për përdorimin evropian.

Alfred Pëllumbi: Macron në fillim ka pasur edhe planin franko-gjerman për një mbrojtje të përbashkët, në të cilin iu rritën shumë pikë në fushatën e tij. E quaj pak dramatizuese por në këto momente që sapo hapen diskutime për paqen Ukrainë-Rusi, për këtë tensionim është pak i panevojshëm. Nuk është bllof, është pak si tepër dramatizuese. Sa fitoi Trump u alarmuan, ku ishin më përpara. Vetëm tani është kaq i madh rreziku rus? Në këto momente, bota ka nevojë për paqe. Unë e di që gjuha e Trump tejkaloi aftësitë e tij, por fakti që NATO duhet të jetë përsëri e fortë, e mbështes, por që ta bëjnë kaq ekstreme ndërsa fillojnë negociata midis Rusisë dhe Ukrainës më duket pak e tepruar.

Enida Bozheku: Jemi në kontekst pothuajse pre lufte. Macron ka marrë rolin e liderit evropian, ku SHBA po kërcënon edhe më shumë faktin se do të dalë nga NATO. Në linjën e Trump dhe në gjuhën jo diplomatike të tij, autoritatiste, ai ka për të dalë nga NATO. Sepse ka ndryshuar interesat totalisht të Amerikës karshi konceptit mbrojtje. Rusia me të drejtë thotë le ta provojë Macron të afrohet se këtu e ka gjetur fundin e “pushtimit” Franca. Përmendim fushatën e Bonapartit. Historia e ka treguar se në Rusi të gjithë kanë rënë. Kemi edhe Kinën nga ana tjetër, që bëri prapë një deklaratë lufte. Në kontekstin makro, Brukseli po jep mesazh të drejtpërdrejtë SHBA sesa në të vërtetë ka frikë se do ta sulmojë Rusia.

Dritan Goxhaj: Rusia nuk ka, as para tre viteve dhe as sot, nuk përbën rrezik për Evropën. Nuk ka kapacitete të tilla ushtarake që të marrë Evropën. Nuk e cenon aspak sigurinë e Evropës. Është retoprikë, e paarsyeshme dhe nuk është një rrugë pa dalje, pa krye, pa strategji. Armatosja nuk është strategji, është ide. Strategji për mbrojtjen e një mbrojtje nuk ka Evropa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!