Fjalët prekëse të Kim Mehmetit për Albin Kurtin: Boshti i patriotizmit, bëje Kosovën që ëndërronim!

schedule09:14 - 9 Tetor, 2019

schedule 09:14 - 9 Tetor, 2019

Publicisti i njohur Kim Mehmeti ka reaguar pas procesit zgjedhor të zhvilluar fundjavën e kaluar në Kosovë nga i cili doli fitues kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të cilin thotë se ka mundësinë të bëjë tashmë për Kosovën dhe kombin atë për të cilën shqiptarët ëndërrojnë.

Pasi shpreh urimet e tij për gjithë procesin si dhe fitoren për “Vetëvendosjen”, Mehmeti thekson se VV i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka e dallon partinë që i shërben popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato.

“Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë politike mbarëshqiptare, por vetëm nëse arrin që Kosovën ta bëjë atë që të gjithë e ëndërronim – shtet të mirë për qytetarët, e jo për politikanët”, shkruan mes të tjerave Mehmeti.

Reagimi i plotë:

“Urime fitoren Kosovë! Edhe pse të njollosën me korrupsion, edhe pse të lënduan rëndë duke shkelur mbi ëndrrat e rinisë tënde, edhe pse të bënë të dukesh se nuk ia del ta jetosh lirinë, megjithatë ty të ka hije Pavarësia dhe do mbetesh gjithmonë ajo që ke qenë – boshti i patriotizmit shqiptar! Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë politike mbarëshqiptare, por vetëm nëse arrin që Kosovën ta bëjë atë që të gjithë e ëndërronim – shtet të mirë për qytetarët, e jo për politikanët. Pra VV i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka e dallon partinë që i shërben popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato. Dhe pa dyshim se kryetari i VV do i tregojë mbarë shqiptarisë se çka e dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e popullit, e barazojnë me karrierën e tyre politike dhe me mirëqenien e vet personale!”, shkruan ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!