“Fjalët janë të pakta për Tironën”, Jurgen Çelhaka ikën me falënderime

schedule19:54 - 26 Gusht, 2021

schedule 19:54 - 26 Gusht, 2021

Jurgen Çelhaka ka lënë Tiranën dhe do të firmosë me Legian e Varshavës, pasi të kalojë vizitat mjekësore. Mesfushori, produkt i bardhebluve dhe kampion para dy vitesh, ka vetëm fjalë të mira për kryeqytetasit.

“Erdhi momenti që unë të iki nga klubi ku jam rritur që fëmije, aty ku un kam kaluar momente te vështira por edhe momente shume te bukura siç ishte edhe fitimi i titullit kampion. Dua te falënderoj te gjithë lojtaret qe kam luajtur ne këto vite, ne veçanti lojtaret me eksperience qe me kane ndihmuar qe te arrij këtu ku jam sot.

Falënderoj te gjithë trajnerët qe kam kaluar ne këtë periudhe për besimin qe me kane dhënë. Dua te falënderoj edhe drejtuesit, te cilët me kane qëndruar pranë ne momente te vështira. Falënderoj presidentin Refik Halili, i cili ka besuar te unë nga momenti i pare qe kam firmosur, sikurse edhe për faktin qe me hapi rrugën për një aventure te re.

Dhe ne fund falënderoj tifozët me te zjarrte ne Shqipëri për mbështetjen qe na kane dhënë gjithmonë ne shkallet e stadiumit. Fjalët janë te pakta për një klub si Tirona, gjithmonë ne zemrën time”, shkruan Çelhaka në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!