I prezantuar ditën e sotme, si zyrtarizimi më i ri i “galaktikëve” të Real Madrid, mesfushori anglez tepër i talentuar, Jude Bellingham zhvilloi gjithashtu dhe një konferencë për shtyp nga foli shumë për “aventurën” e tij të re.
Gjatë konferencës, Bellingham foli dhe për trajnerin e “madrilenëve”, italianin, Carlo Ancelotti, me 19-vjeçarin, që e konsideron “Don Carlon”, si një prej më të mirëve të historisë së futbollit.
“Ne folëm, mendoj se ai është një trajner i jashtëzakonshëm. Për mua është një mundësi që të stërvitem nga një prej më të mirëve në histori. Unë jam i kënaqur që më donte në skuadrën e tij”,- u shpreh gjatë prezantimit të tij, Bellingham. /i.m /abcnews.al