Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fjala e Ramës, projekti i Shqipërisë në BE”/ Çupi: Qeveria, në dorë kontrollin e territorit

schedule13:49 - 3 Tetor, 2025

schedule 13:49 - 3 Tetor, 2025

Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “News Line” në ABC News, u shpreh se siguria e vendit dhe interesit publik është shumë e rëndësishme.

Gjatë intervistës, ai analizoi konferencën e mbajtur nga kryeministri Edi Rama ku edhe u prezantua plani i masave të reja për forcimin e kontrollit të territorit. Çupi u shpreh se i gjithë prezantimi i sotëm nga kryeministri ishte edhe “projekti i Shqipërisë në BE”, duke shtuar se populli e voton qeverinë për të kontrolluar territorin.

“Kapaciteti i qeverisë që tani ka marrë në dorë kontrollin mbi territorin që nuk e kishte dhe nuk e kishte asnjë qeveri më parë. Së dyti. Legjislacioni që mbron të drejtën e kontrollin mbi territorin dhe pasuritë publike, kryeministri lexoi të drejtën që domethënë ka një moral, filozofi e një paragraf. E drejta në raport me shtetin dhe shtetin me individin. Individi ka të drejtë t’i kërkojë shtetit frymëmarrje liri, shumëkush thotë që liria e të shprehur është edhe për të denoncuar një vrasës, apo një njeri që i merr frymën lagjes. Kryeministri i Republikës i doli në krah të drejtës që është gjithmonë dhe duhet të jetë gjithmonë me publikun.

Lexoj të drejtën e ekonomisë, kryeministri tha se ekonomia zhvillohet, vihet në kuadër ligjor duke respektuar ligjet dhe të drejtën e pasurisë dhe mënyrës së si sigurohet prona…Kryeministri bëri siluetën e Shqipërisë në BE, pa këtë figurë që përshkroi sot nuk mund të jemi anëtarë të BE. Dhe për të qenë anëtarë të BE është dëshira e çdo qytetari në Shqipëri. Jemi në një situatë ku ngjallet e drejta, qytetaria dhe po bëhemi si qytetarë europianë që kanë ëndërruar gjithë jetën. Populli e voton qeverinë për të kontrolluar territorin.  Ne kemi përjetuar gjithë kohës, anën tjetër të politikës, qeveri të familjes dhe kujt i donte qejfi i jepte një copë tokë.

Në Shqipëri për fat të keq është privatizuar deti…Sot në bregdetin e jugut ke kuksianë, tropojanë, shkodranë që kanë dalë pronarë të përjetshëm të detit të jugut. Siç tha edhe kryeministri me kompetencë juridike, interesi publik lë mënjanë paragrafët e disa ligjeve që janë ndërtuar gjatë kohës së ligjeve. Është një moment sa reflektiv aq edhe alarmant. Kryeministri shpjegoi, dhe tre pushtete janë që kanë gjërat të ndara. Por kjo nuk do të thotë që pushteti ekzekutiv t’i nënshtrohet një pushteti tjetër…Ekzekutimi i vendimeve ligjeve dhe i nevojave imediate për jetesën e një populli. Deri sa të vijë puna te gjykatësi do të thotë që ekzekutivi ka kryer punën e vet. Detyrimin për mos-shkarjen e drejtësisë në padrejtësisë e ka mazhoranca parlamentare. Pasi juristë të caktuar të moshave të ndryshme e lexojnë ligjin sipas interesave të tyre. Kjo është një gjë që çalon tek vetë ligji. Pavarësia e gjyqësorit nuk do të thotë asnjë përpara dhënies së drejtësisë dhe paanshmërisë në drejtësi. Mbi të gjitha është siguria e vendit dhe interesit publik”, tha Çupi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!