Fituesja në fuqi sfidon konkurrentet e tjera me veshje të përdorura

schedule22:58 - 9 Prill, 2021

schedule 22:58 - 9 Prill, 2021

Alda, konkurentja e StyleStar që ësshtë votuar më me shumë pikë nga publiku dhe konkurentet e tjera, për dy netë rresht, tregoi se veshja e saj me tematikë e viteve 1980, ishte kompletuar me veshje të përdorura.

Ajo tregoi për çantën e cila ishte ‘’vintage’’ e markës së njohur, Fendi. Për shumë persona, blerja e rrobave të përdorura deri para disa vitesh ishte më e ‘’paragjykuar’’, por gjërat kanë ndryshuar ashtu siç tregoi dhe Alda.

Ndër arsyet që i shtyjnë njerëzit të blejnë veshje të dorës së dytë, përmendim kërkimin e një stili unik dhe të personalizuar, siç është dhe rasti i veshjes së Aldës për natën me tematikë ‘’dekadat e modës’’. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!