Fituesi i ‘vërtetë’ i “Topit të Artë”, Cale dhe Muriqi në fokus

schedule22:06 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 22:06 - 2 Dhjetor, 2019

Lionel Messi fitoi për herë të gjashtë “Topin e Artë”, duke shkruar emrin e tij me gërma të arta në librat historisë së futbollit. Ylli argjentinas parakaloi rivalin e tij më të fortë, Cristiano Ronaldon, i cili e ka fituar 5 herë këtë çmim prestigjioz.

Edhe pse plotësisht i merituar ky çmim për Lionel Messin, mesfushori i Tiranës, Idriz Batha, mendon ndryshe. Sipas tij, fituesi i vërtetë është shoku i tij i skuadrës, Elton Cale. Normalisht, në nuancat e humorit, Batha i thur elozhe shokut të tij dhe fotoja e publikuar nga vetë mesfushori bardheblu, po merr vëmendje të madhe.

Gjithashtu, edhe fansat e Fenerbahce e kanë gjetur “fituesin e vërtetë”. Sipas tyre, ai duhet të ishte Vedat Muriqi. Konkurrencë e fortë për Leon, apo jo?/abcnews.al