Fituesi i “Sanremos” ndoqi ndeshjen në Tiranë, ndan foto nga stadiumi

schedule14:16 - 26 Maj, 2022

schedule 14:16 - 26 Maj, 2022

Këngëtari i famshëm italian, Blanco, i cili përfaqësoi Italinë në Eurovision këtë vit bashkë me Mahmood, ka qenë i pranishëm mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e “Conference League” që u zhvillua në “Air Albania”. Ai ka publikuar një foto, ku shfaqet me bluzën e ekipit italian dhe me një shall në fytyrë.

Ai ka ndarë më pas dhe disa momente nga fitorja e Romës përballë ekipit holandez, Feyenoord. Blanco triumfoi në festivalin e muzikës “Sanremo” bashkë me Mahmood me këngën “Brividi”, dhe përfaqësuan Italinë në Eurovision Song Contest 2022 që u mbajt në Torino. Ata u renditën në vendin e 6-të.

/abcnews.al