Trajneri i Interit, Antonio Conte, po mendon për ekipin e sezonit të ardhshëm dhe një sektor ku ai dëshiron të investojë është mesfusha. Italiani ëndërron një ribashkim me Ngolo Kanten, ku së bashku arritën të fitonin Premier League me Chelsean. Ishte pikërisht Conte ai që e bleu mesfushorin nga Leicester City dhe pse jo të punojnë sërish bashkë.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, kartoni i kampionit të Botës me Francën kushton plotë 70 milionë euro. Zikaltrit nuk janë të vetëm në garë për shërbimet e Kante, pasi dhe spanjollët e Real Madridit kanë shfaqur interes për të.
Nëse Conte dështon në transferimin e yllit të Chelseas në Milano, atëherë në listën e tij janë Allan dhe Kessie. Mesfushori i Napolit kushton deri në 40 milionë euro, ndërsa lojtari i Milanit rreth 10 milionë euro më pak. Një tjetër alternativë për teknikun zikaltër është edhe Arturo Vidal i Barcelonës. /abcnews.al