Lojtari i ndeshjes mes Interit dhe Veronës ishte Ivan Perisic, i cili ndihmoi skuadrën e tij me asiste nga ku erdhën edhe dy golat e fitores.
Një triumf shumë i rëndësishëm në garën për titullin kampion, që tashmë zikatërtit janë vetëm 1 pikë pas Milanit kryesues, të paktën për 24 orë.
Perisic pas ndeshjes theksoi se nëse skuadra luan si në dy ndeshjet e fundit, atëherë titulli do të jetë i Interit.
“Shpresojmë që Inter të jetë rikthyer dhe të vazhdojmë kështu deri në fund. Në shkurt dhe mars, rezultatet nuk kanë qenë pozitive. Megjithatë, ne jemi aty, në vendet e para ende në garë. Asgjë nuk ka përfunduar dhe ne duhet të vazhdojmë në çdo ndeshje siç bëmë edhe ndaj Veronas”, tha fillimisht Perisic.
Më tej, kroati u pyet nëse ndihet apo jo Interist. Një pyetje që vjen pikërisht në momentin kur po diskutohet edhe rinovimi i kroatit me Interit, për të paktën një dy sezone, deri në vitin 2024.
“Bajerni është e kaluara dhe nuk më pëlqen të flas për të shkuarën. Them se me këto tifozë e kam gjithçka shumë të thjeshtë, kur e kujtoj që për dy vite luajtëm pa tifozë. Sidoqoftë, edhe me këto dy fitore radhazi, ne nuk jemi ende favoritët. Mirëpo, nëse Inter do të luajë, vrapojë dhe do të luftojë siç ka bërë sot, atëherë unë nuk kam frikë për asgjë”, ka deklaruar Persic. /f.a/abcnews.al