Fituan me “poker” ndaj Kastriotit, Pëllumbi: Longo i rreptë në stërvitje

schedule17:00 - 13 Shkurt, 2022

schedule 17:00 - 13 Shkurt, 2022

Kukësi doli me 3 pikë nga përballja me Kastriotin, e vlefshme për javën e 20-të të Abissnet Superiores.

Një duel ku verilindorët shënuan plot 4 gola, në portën e mbrojtur nga Sali. Lojtari i ndeshjes ishte Jorgo Pëllumbi, i cili foli pas ndeshjes për rikthimin e tij në Shqipëri dhe përshtatjen te skuadra e Kukësit.

Korçari tregoi gjithashtu se Longo është një trajner i rreptë në stërvitje, ndërsa kampionatin kroat do e cilësonte si më efektiv se në Abissnet Superiore.

Kampionati: “Kampionatin e kam gjetur pak më mirë seç ishte para se të largohesh dhe ekipin e kam gjetur shumë mirë.”

Filozofia e Longos: “Filozofia ishte që të luanim ne më shumë topin, në fillim ishte pak e vështirë, por më pas u kthyem te ajo që dimë të bëjmë.”

Raporti me Longon: “Trajneri në stërvitje është i rreptë, por jemi stërvitur gjithë kohës.”

Loja me Lulajn: “Gjendja ime nuk është akoma optimale në maksimum, kam akoma për të përmirësuar, pasi kisha kohë pa luajtur në atë pozicion, me Brunon njihem që nga koha kur isha te Skënderbeu, jemi ok.”

Kampionati kroat: “Loja efektive në Kroaci është më e madhe dhe ka pak diferencë./f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!