Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fitorja, Vllaznia, gjykimi dhe sherri i tifozëve: Olsi Rama zbërthehet pas derbit

schedule20:36 - 21 Janar, 2021

schedule 20:36 - 21 Janar, 2021

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama foli për mediat pas fitores 1-0 në derbin ndaj Tiranës. Goli i Çinarit ka krijuar entuziazëm të madh në kampin e “Demave të Kuq”, teksa Rama prek disa tema gjatë fjalës së tij.

VLLAZNIA – “Mos më fusni në konflikt me Vllazninë. Faleminderit Vllaznisë për Çinarin, sapo falënderova Çinarin, shkodranin tonë të mirë që na bëri golin, e njëjta gjë edhe për Hakajn. Vllaznia po tregon vlera, po i jep ritëm kampionatit”.

TRIUMFI – “Fitorja të kënaq gjithmonë. Kur vjen me një lojë bindëse, të kënaq edhe më tepër. Arbitrat janë një e keqe e domosdoshme e futbollit. Bëtë mirë që në fillim pyetët për gjëra të rëndësishme dhe nuk pyetët për arbitrimin”.

GJYKIMI – “Ishte episodi i radhës i serialit si të shkatërrosh një derbi, pati gjykim me probleme në të dyja anët. Nuk dua të flas për gjërat që janë më pak të rëndësishme. Derbi jashtë Tiranës u bë nga halli.

FUSHA – “E kemi kthyer Elbasanin në shtëpinë tonë, sepse ka një fushë të mirë. ‘Selman Stërmasi’ nuk është në nivelin e duhur. Deri sa të bëjmë stadiumin tonë do të luajmë këtu”.

SHERRI – “Nuk kam pasur asnjë informacion për konfliktet jashtë stadiumit. E di që tifozët tanë na ndjekin dhe na japin ngrohtësinë. Nuk i pashë te pallati sipër, mbase policia ka marrë masat. Unë nuk do të doja që një ndeshje e Partizanit të kthehej në një problem për pandeminë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!