Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar deputetë socialistë, për ndryshime, edhe pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit.
Në një pritje me deputetët fitues, Rama u shpreh se disa gjëra duhen parë, kuptuar dhe bërë ndryshe.
“Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.”, theksoi ai./abcnews.al

