Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidenten e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik.
“Urime për Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren e saj zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe për t’u bërë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me Presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet”, shkruan Osmani në X.
Congratulations to @gogamkd on her electoral victory in North Macedonia, and for becoming the country’s first woman president.
Kosovo and North Macedonia enjoy excellent neighborly relations and share a strong commitment to Euro-Atlantic integration. I look forward to working…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 9, 2024