Real Madridi ashtu si edhe sezonin e kaluar ka arritur të marrë 3 pikë në San Siro përballë Interit, por këtë herë me më shumë vuajte.
“Ishte ndeshja më e vështirë e këtij grupi dhe ne gjithashtu vuajtëm. Interi mbajti një ritëm të lartë në pjesën e parë që u ra në të dytën,” shprehet Ancelotti.
Tekniku italian analizoi suksesin në San Siro në ndeshjen debutuese në Ligën e Kampionëve duke u thënë: “Ne dhe Interi jemi dy skuadrat më të mira në grup, dhe në kaluam përpara më ketë fitore. Askush nuk e priste fitoren e Sherif kundër Shakhtar. Në duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm.”
“Los Blancos” arritën të shënonin golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes falë dyshes së ardhur nga stoli, Camavinga-Rodrygo. Francezi dhe një super asist për brazilianin që nuk e “trembi syrin” para portës së mbrojtur nga Handanovic.
Momentalisht grupi kryesohet nga debutuesit e Sherif që janë me pikë të njëjta me Realin, ndërsa Interi dhe Shakhtar janë me nga 0 pikë./abcnews.al/