Tirana arriti të mposhte Partizanin në derbin e zhvilluar në “Air Albania”, të parin për këtë sezon. Takimi mes skuadrave kryeqytetase përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të “bardh e bluve”, me gol të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Vesel Limaj.
Fitorja në derbi ka gëzuar pa masë presidentin e klubit, Refik Halili, i cili nuk është kursyer aspak ndaj djemve të tij.
Sipas “Panorama Sport”, mësohet se Halili ka shpërndarë premio për lojtarët pas derbit, me një shumë prej 30 milionë lekësh.
Kjo është një motiv më tepër për skuadrën që të vazhdojë të marri rezultate pozitive edhe në javët e ardhshme.
Kujtojmë se pas fitores kundër Partizanit, Tirana është kryesuesja e kampionatit me 14 pikë, ndërsa “demat e kuq”, kanë arritur të grumbullojnë vetëm 4 pikë, duke mos e provuar akoma shijen e fitores në këtë kampionat. /f.a/abcnews.al