Fitorja ndaj Andorrës mjafton, Kosova “parakalon” 6 kombëtare në renditjen e FIFA-s

schedule16:36 - 26 Tetor, 2023

schedule 16:36 - 26 Tetor, 2023

Përveç “legjionarëve” tanë, të cilët pësuan një rritje në renditjen e FIFA, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 59, nga i 62-ti, që ishin më parë, rritje në këtë tabelë kanë pësuar edhe “dardanët” e Kosovës.

Skuadra e teknikut, Primoz Gliha zhvilloi vetëm 1 përballje në muajin tetor, ndaj Andorrës në transfertë, të cilën e fituan, me rezultatin e thellë, 0 me 3, duke regjistuar kështu edhe fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ndërsa sfida tjetër ndaj Izraelit u shty për shkak të shpërthimit të luftës, në Rripin e Gazës.

Me renditjen e re të FIFA-s, Kosova pozicionohet në vendin e 105-të, duke u ngjitur kështu me 6 vende në tabelë, teksa më herët ishte në vendin e 111-të, rritje kjo që erdhi vetëm nga 1 fitore ndaj një kundërshtari tepër të lehtë të letër.

Përsa i përket sfidave të mbetura të “dardanëve”, këta të fundit do të përballen në 12 nëntor me Izraelin, në “Fadil Vokrri” e më pas me 18 nëntor e 21 nëntor me Zvicrën, në transfertën e Bjellorusinë, në “Fadil Vokrri”.  /i.m /abcnews.al 

Renditja e FIFA-s: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!