Interi e filloi kampionatin me një fitore të çmendur mbrëmjen e djeshme, ku të besuarit e Antonio Contes kaluan Fiorentinën me rezultatin 4-3. Zikaltrit e panë veten dy herë në disavantazh në “San Siro”, por nuk u dorëzuan deri në fundin e takimit dhe arritën të dilnin me tre pikë nga ndeshja e parë për këtë sezon.
Mbrojtësi Danilo D’Ambrosio u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes, ku nuk mungoi dhe një krahasim me ekipin e sezonit të kaluar. “Ky është një Inter që nuk dorëzohet kurrë, jep gjithçka në fushë dhe bën maksimumin për të marrë tre pikët. Zëvendësimet ishin shumë të rëndësishme, por kem ende shumë punë për të bërë.
Këtë vit kemi më shumë lojtarë cilësorë në skuadër dhe konkurrenca është rritur ndjeshëm. Unë kërkoj ta vendos trajnerin në pozicion të vështirë në stërvitje, pasi jam maksimumin tim. Shpresoj që ta kemi nisur me këmbën e mbarë,” deklaron italiani. Gjithashtu edhe blerja e re e milanezëve, Achraf Hakimi, i cili postoi një foto në “Instagram” pas ndeshjes. “Ndeshja e parë, fitorja e parë! Ecim përpara,” shkruan marokeni, i cili u aktivizua nga Conte në 20 minutat e fundit të takimit. /abcnews.al