Fitorja më e thellë në një turne madhor, UEFA shpall “heroin” e triumfit rumun

schedule17:36 - 17 Qershor, 2024

schedule 17:36 - 17 Qershor, 2024

Ishte padyshim një nisje katastrofike e Kampionatit Evropian të futbollit. Ukraina u mund paq, nga rivalët rumunë, në “Allianz Arena”, duke zhgënjyer totalisht tifozët e pranishëm në mitikun gjerman, të cilët panë portierin e tyre të pësoje plot tre gola përgjatë 90 minutave të lojës, lojë që la shumë për të dëshiruar nga ana e ukrainasve sidomos në finalizimin e aksioneve.

Megjithatë fitorja mbetet fitore, me Rumaninë që siguroi pikët, por edhe një rekord të veçantë, në historinë e futbollit të tyre, pasi triumfi 3 me 0 ishte më i thelli i tyre, gjatë pjesëmarrjes në një trofe madhor të futbollit, qoftë Botëror apo Evropian.

Protagonist në këtë triumf ishte padyshim Nicolae Stanciu, me kapitenin e ballkanasve, i cili arriti të shënojë golin e parë të sfidës, si edhe të ishte absolut në krijimin e aksioneve sulmuese, ku jo në pak herë vendosi kundërshtarët në rrezik dhe për këtë arsye UEFA ka vendosur ta nderojë me çmimin e “Lojtarit të Ndeshjes”, duke u bërë kështu lojtari i 8-të, që arrin diçka të tillë, në Euro 2024. /i.m /abcnews.al

Postimi i UEFA-s:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!