Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur përgëzimet për ekipin Kombëtar U-21 pas fitores 0-1 kundër bashkëmoshatarëve të Kosovës, sfidë për eliminatoret e Euro 2021 që u vendos nga goli i Enis Çokajt në pjesën e parë.
Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i futbollit shqiptar uron kuqezinjtë e vegjël për ecurinë e tyre në këto eliminatore dhe ka shprehur dëshirën që ky sukses të jetë një ogur i mirë edhe Kombëtaren në dy sfidat zyrtare në Nations League.
“Urime për fitoren e ekipit Kombëtar U-21 dhe ecurinë e tyre në grupin eliminator. Shpresoj që ky të jetë një ogur i mirë edhe për ekipin Kombëtar në dy ndeshjet e tij të radhës”, shkruan Armand Duka. /abcnews.al