Kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalimin e fitores në sheshin ‘Skënderbej’ pas fitores me mbi 800,000 vota të shqiptarëve. Në një skenë modeste në shesh, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfaqësues socialist, Rama shprehu falenderimet për votuesit që i besuan mandatin e rradhës.
‘Shqipëria zgjodhi yjet. Mes ngjitjes në majë dhe rënies në humnerë, ne zgjodhëm ngjitjen. Faleminderit Shqipëri! Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira për tu bërë më e thjeshta për ta thënë. Ndjesë sepse është e pamundur ta them me gojë gjithcka që ndjej dhe mendoj prej orësh të gjata përballë një arrritje të tillë që është historike.
Jo vetëm për përmasat, por për momentin historik. Nuk ka fjalë për të falenderuar gra, burra, djem dhe vajza të familjes sonë që katër vite shtruan me përpjekje në çdo territor të Shqipërisë. Faleminderit aq herë saç janë anëtar dhe anëtare të familjes sonë që bën si duhet pjesën për fitore.
Çdo zgjedhës që erdhi me votën e tij drejt nesh dhe pse nuk është me ne. Falenderim për shqiptarët kudo janë që u regjstruan si zgjedhës. Ka qenë një ushtrim historik dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve, një prej më të lartëve nga votimet e Diasporës. “ / abcnews.al

