Fitorja e Ukrainës në ishullin e gjarpërinjve mund të ketë një rëndësi globale

schedule12:23 - 30 Qershor, 2022

schedule 12:23 - 30 Qershor, 2022

Betaja për ishullin e gjarpërinjëve, është një betejë vendimtare, si në aspektin strategjik ashtu edhe në atë simbolik. Ishulli i gjarpërinjve ndodhet më pak se 40 km larg bregut të Ukrainës dhe ka qenë një nga synimet kryesore të Rusisë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas BBC.

Në ditën e parë, mbrojtësit e ishullit u bënë heronj kombëtarë duke zmbrapsur forcat ruse në Detin e Zi. Që atëherë, të dyja palët kanë luftuar për ishullin e vogël, duke sulmuar vazhdimisht me raketa.

Pavarësisht humbjeve, dukej se Rusia kishte konsoliduar kontrollin e saj në ishullin e gjarpërinjve, falë artilerisë, raketave dhe trupave. Por sot, Komanda Operative e Ukrainës Jug shënoi një fitore të madhe.

“Gjatë natës, si rezultat i një faze tjetër të suksesshme të operacionit ushtarak falë goditje të raketave dhe artilerisë sonë, forcat ruse u evakuan me dy skafë me shpejtësi. Aktualisht është i mbuluar nga zjarri dhe ka shpërthime.”

Gjithashtu edhe Rusia ka pranuar tërheqjen nga ishulli i gjarprinjëve. Versioni i tyre i ngjarjeve është ndryshe nga Ukraina,  duke thënë se ata janë tërhequr “si një shenjë e vullnetit të mirë” për të ndihmuar “OKB-në për të krijuar një korridor humanitar për eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina”.

Cilado qoftë e vërteta, rimarrja e ishullit të gjarpërinjve do të jetë një fitore e madhe për Ukrainën dhe mund të ketë rëndësi të madhe globale. Nga ana tjetër, gjenerali Valerii Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, ka falënderuar “të gjithë ata që po ndihmojnë për të mbrojtur tokën ukrainase” pas lajmeve se Rusia është tërhequr nga ishulli i gjarpërinjve.

Ai thotë se forcat ruse nuk ishin në gjendje të përballonin artilerinë, raketat dhe sulmet ajrore ukrainase në ishull. “Faleminderit mbrojtësve të Odesës, të cilët morën masat maksimale për të çliruar një pjesë të rëndësishme strategjike të territorit tonë”, tha ai.

Ai falënderoi gjithashtu partnerët e huaj të Ukrainës për furnizimin me armë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!