Fitorja e Trump/ Presidentja e Meksikës: Nuk kemi arsye pse të shqetësohemi

schedule17:46 - 6 Nëntor, 2024

schedule 17:46 - 6 Nëntor, 2024

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se ajo ishte në pritje të konfirmimit të rezultatit, por “nuk ka arsye për shqetësim” nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, siç ka parashikuar CNN.

“Për bashkatdhetarët tanë, për të afërmit e tyre që janë këtu, nuk ka arsye për shqetësim”, tha ajo në konferencën e saj të përditshme për media.

“Meksika do të ecë gjithmonë përpara, ne jemi një vend i lirë, i pavarur dhe sovran dhe do të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në. Unë jam e bindur për këtë.”, shtoi ajo.

Emigracioni ishte një temë gjatë gjithë fushatës presidenciale të Trump dhe ish-presidenti sulmoi shpesh Meksikën për “lejimin e njerëzve të hyjnë përmes kufirit tonë”. Të hënën, në një nga fjalimet e fundit të fushatës 2024, Trump tha “në ditën e parë” se do të nisë “deportimin më të madh të programit kriminal në historinë amerikane”.

Mbetet e paqartë se si do të funksiononte plani i dëbimit masiv i Trump, por analistët kanë thënë se nëse ai do të zbatonte premtimin e tij të fushatës, do të ishte e kushtueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!