Fitorja e Trump/ Mediu: I shërben stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, raporti SHBA-BE i padiskutueshëm

schedule18:28 - 6 Nëntor, 2024

schedule 18:28 - 6 Nëntor, 2024

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu thotë se zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve, i shërben stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mediu u shpreh se raporti SHBE-BE është i padiskutueshëm.

“Mendoj që është një presidencë e dytë, e cila do të jetë më e mirë se e para. I shërben stabilitetit në Evropë dhe rajonit të Ballkanit. Do të ketë një lloj potenciali amerikan për disa gjëra që ndodhin për shkaqe politike. Jo gjithçka varet nga administrata Trump, por edhe se çfarë do të bëjnë shqiptarët. Duhet të fitojmë gravitetin me SHBA. Nëse Shqipëria do bëhet faktor, ne krijojmë një potencial për partner të qëndrueshëm me SHBA. Ka një dobësi të Evropës, nga pikëpamja politike, ekonomike, por edhe diplomatike. Duhet të rikthehen raportet mes SHBA dhe Evropës. Ka një problem në marrëdhëniet me Rusinë. Ka disa gjëra që edhe Evropa duhet t’i shikojë, por raporti SHBA-BE është i padiskutueshëm. Sa i përket Lindjes së Mesme dhe Ukrainës, ka mbajtur qëndrim publik. Padyshim që një Amerikë e fortë, do të detyronte Rusinë të arrinte paqen në Ukrainë. Një marrëdhënie më e qartë me Izraelin, do i jepte fund konfliktit. Roli i Evropës në diskutimin e këtyre çështjeve duhet të jetë më i fuqishëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!