Fitorja e Trump/ “Klima globale, e vështirë”, Adri Nurellari: Po ndryshoi qeveria e Kosovës, situata mund të jetë më konstruktive

schedule20:42 - 6 Nëntor, 2024

schedule 20:42 - 6 Nëntor, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Adri Nurellari ndërsa komentoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet në presidenciale në SHBA, u ndal edhe tek ndikimi që mund të ketë në Kosovë, kjo fitore e Trump.

Ndalur tek marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ai theksoi se do të jetë e vështirë për t’ju rikthyer negociatave të mëparshme, duke nënvizuar se kryeministri Albin Kurti është treguar shpesh “kryeneç”.

“Në këtë polarizim të madh sidomos pas luftës në Ukrainë është vështirë që Kosovës t’i ofrohet të bëjë sakrifica të mëdha. Këtu mund të them që marrëveshja është demonizuar. Nëse Trump ia del me një paqe me Ukrainën, mund të kthehemi sërish aty. Për momentin klima globale është e vështirë, me këtë kryeministër kryeneç në Kosovë është e vështirë. Dhe nga ana tjetër, kemi parë që Serbia ka një rol më të ndryshëm, por i ka krijuar vetes edhe një peshë rajonale me litiumin. Për të hyrë sërish në ato negociata të mëparshme e shoh të vështirë. Po ndryshoi qeveria e Kosovës, situata mund të jetë më konstruktive”, tha Nurellari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!