Fitorja e Trump dhe Kosova/ Nurellari: Qeveria e Kurtit e ka denoncuar Shtëpinë e Bardhë, kjo ka lënë një plagë të madhe

schedule20:26 - 6 Nëntor, 2024

schedule 20:26 - 6 Nëntor, 2024

TIRANË– Komentatori politik Adri Nurellari i ftuar në emisionin e “Real Story” tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka denoncuar Shtëpinë e Bardhë me fjalët se ‘ai është një vend ku e presin thikat mbi harta”

Ai theksoi se retorika e Kurtit ishte shumë e ashpër me aleatin kryesor të Kosovës.

Sipas tij, gjuha e Kurtit ka shkaktuar një plagë të madhe në raport me administratën e Biden në SHBA.

“Kemi pasur një qeveri si ajo e Kurti, që e ka denoncuar Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar se ajo është një vend ku e presin thikat mbi harta, pra, vendi që më së shumti që e ka ndihmuar Kosovën, që është më meritori për mbijetesën tonë si shtet. Kjo padyshim ka lënë një plagë të madhe nuk besoj se harrohet”, tha ai.

Ai theksoi e vetë Albin Kurti kërkoi zgjedhje të parakohshme në pranverë në Kosovë, pasi nuk donte të mbante zgjedhje në kohën kur Trump të zgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Një ndër arsyet se pse Kurti kërkoi zgjedhje të parakohshme në pranverë, ka qenë për të shmangur që të jetë në mes të procesit zgjedhor në kushtet kur është Trump president, sepse u pa qartazi se Trump do ishte kandidati kryesor dhe kishte gjasa që të rizgjidhej. Është e qartë, se kjo qeveria ka barrë dhe një përgjegjësi të madhe, ka përfituar nga një mefshtësi e madhe e administratës së Biden”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!