Fitorja e “shpëton” Trump nga akuzat/ Prokurori i Posaçëm kërkon pushimin e përkohshëm të procesit gjyqësor

schedule19:34 - 8 Nëntor, 2024

schedule 19:34 - 8 Nëntor, 2024

Prokurori i posaçëm Jack Smith i ka kërkuar Gjyqtarit të çështjes penale të ngritur ndaj Donald Trump për ndërhyrje të tij në zgjedhjet e vitit 2020 që ti bëjnë një pauzë në procesin gjyqësor pasi republikani fitoi zgjedhjet e 5 nëntorit.

Gjasat janë që ndjekja penale për Trump të përfundojë, ndërsa Smith thotë se i duhet një kohë nga gjykata për të vendosur sesi do të veprohet në këtë rrethanë të paprecedentë.

Departamenti i Drejtësisë kishte nisur që të vlerësonte sesi ti jepte fund çështjeve penale të ngritura ndaj Trump sipas asaj që shkruan mediat Amerikane këtë javë.

Padia ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje u ngrit në gusht të vitit 2023 por vonesat që janë shkaktuar në proces nga avokatët e republikanit që kanë mohuar akuzat kanë bërë që seanca të shtyhet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!