“Fitorja e Mitsotakis, surprizë dhe ‘tërmet politik'”, Çika: Çështja “Beleri” shkaktoi hapa pas në marrëdhënie, si mund t’na pengojë Greqia në BE?

schedule17:39 - 22 Maj, 2023

schedule 17:39 - 22 Maj, 2023

Në studion e “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News ka qenë i ftuar, Emilio Çika pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili foli në lidhje me zgjedhjet e fundit në Greqi, si edhe marrëdhënien me Shqipërisë dhe Greqisë, pas çështjes “Beleri”.

Çika tha se rezultati në Greqi ishte dhe surprizë dhe “tërmet politik” dhe po ashtu ishte një dështim i sondazhe parazgjedhore.

Ai shtoi po ashtu se sistemi zgjedhor i propozuar dhe miratuar nga qeveria e mëparshme që tani është opozitë, pikërisht për të rrëzuar pushtetin, dështoi dhe se zgjedhjet e ardhshme do të bëhen me sistemin qe vjetër që i shkon edhe përshtat Greqisë.

 “Ishin që të dyja. Në radhë të parë ishte dështim i sondazhe parazgjedhore, që flisnin për një diferencë, por jo një rezultat të tillë.

Rezultati ishte një “tërmet politik”, pasi as partia në pushtet  nuk e priste dhe as opozita nuk e priste. Diferenca është thuajse përgjysëm.

Ajo që u pa dhe është i rëndësishëm për t’u analizuar është sistemi zgjedhor. Sistem i cili u miratoi nga qeveria e mëparshme me shpresën që do thyente në këto zgjedhje dominimin e demokracisë së re, por kjo nuk ndodhi.

Sistemi zgjedhor të paktën për partinë e dytë ishte dështim. Zgjedhjet e ardhshme do të bëhen me një sistem të ri dhe që i shkon më përshtat Greqisë” u shpreh Çika.

Në këto zgjedhje ishin në garë për t’u bërë deputetë edhe 7 kandidatë me origjinë shqiptare, por për fat të keq asnjëri nuk mundi të fitonte.

Padagogu shprehet se kjo erdhi për shkak të rezultatit që morën partitë majte dhe për arsyen se në Greqi çdo kandidat duhet të grumbulloi votat e mjaftueshme për t’u futur në parlament, gjë që nuk është thjeshtë sipas tij.

Më pas ai tha me siguri se në ardhmen do të kemi patjetër përfaqësues shqiptarë në parlamentin grek.

Duhet thënë që është një arritje, që ka pasur kandidatë më origjinë shqiptar. Shqiptarët ishin integruar në partitë e majta që nuk patën rezultatin e pritshëm.

Kandidatët duhet të mblidhnin një numër të caktuar votash për t’u futur në parlament, nuk ia dolën, është e vështirë, por e sigurtë që në të ardhmen do të ketë përfaqësues shqiptarë” tha ai.

Në lidhje me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas çështjes “Beleri” dhe faktit që në pushtet do të jetë ende Mitsotakis, Çika tha se fakti që për këtë çështje ka reaguar edhe institucioni i kryeministrisë do të thotë që i kanë kushtuar rëndësi kësaj çështje.

Sipas tij për shkak të kësaj ngjarje marrëdhëniet mes dy vendeve janë kthyer disa hapa pas.

Që në momentin që ndodhi arrestimi i Belerit, kemi një reagim të vazhdueshëm të qeverisë aktuale greke. Duhet pasur parasysh që në Greqi, për cështje të caktuar institucioni i kryeministrisë ka reaguar në rrallë dhe reagimi në këtë rast i jep rëndësi.

Tanimë marrëdhënia mes dy vendeve është kthyer disa hapa pas. Kjo do duket edhe në vazhdim dhe duhet pasur parasysh që ndodh edhe për vetë konfigurimin e partisë në pushtet.

Shqipëria tenton ta heqë vëmendjen nga cështja Beleri, por mënyra se si dhe periudha kur ndodhi con në ndërhyrjen në shtetit grek.

Besoj se marrëdhëniet dypalëshe janë shumë më të rëndësishme për të ngecur për një fakt të tillë. Kjo do të kalohet, shpresoj të kalohet” u shpreh pedagogu.

Greqia është shprehur se Fredi Beleri nuk lirohet, ata do të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE dhe për këtë Çika tha se ata mund të bëjnë një gjë tillë pasi Greqia ka fuqinë ta ngrejë zërin në nivele më të lartë se Shqipëria.

Ajo që duhet analizuar është që shtetit mirë apo keq janë gjithmonë në një përplasje me njëra-tjetrën.

Aq më keq në këtë rast, kur ne kemi pasur problematika që lidhen me minoritet dhe atë ndodhi të kohës, Shqipëria e vuajti.

Kjo ndodh sepse Greqia ka mundësi që ta ngrejë zërin më në nivele të larta, seç mund ta ngrejë Shqipëria” përfundoi Çika.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!