Fitorja e Joe Biden përballë presidentit aktual Donald Trump në zgjedhjet që u mbajtën një javë më parë në SHBA është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Të shumtë ishin qytetarët, në mesin e të cilëve edhe personazhe publikë që vërshuan në rrugët e vendit për të festuar fitoren e kandidatit demokrat.
Pjesë e festës u bë dhe kënga e famshme e Miley Cyrus “Party in USA”, duke u kthyer në një “himn” përgjatë festimeve të amerikanëve. Chart Data ka njoftuar se kënga e publikuar 11 vite më parë është rikthyer në top listën e 200 këngëve më të dëgjuara në iTunes SHBA.
.@MileyCyrus‘ “Party in the U.S.A.” has re-entered the top 200 on US iTunes.
— chart data (@chartdata) November 7, 2020
Gjithashtu ishte dhe vetë krijuesja e këtij hiti, Miley Cyrus e cila shpërndau një video në rrjete sociale të Joe Biden dhe zëvendës presidentes, Kamala Harris duke kërcyer nën ritmet e këngës së saj. “Kjo po që është festë në SHBA!”, shkroi Miley duke konfirmuar në këtë mënyrë mbështetjen për presidentin e sapozgjedhur. /abcnews.al
Now THIS is a PARTY IN THE USA! @JoeBiden @KamalaHarris ??? pic.twitter.com/zFKL1ncuSa
— Miley Ray Cyrus (@MileyCyrus) November 7, 2020