Fitore për Trump/Senati miraton reformën e taksave

schedule12:25 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 12:25 - 20 Dhjetor, 2017

Senati i Shteteve të Bashkuara, ka miratuar reformën e taksave më të madhe në historinë e amerikës prej tre dekadash. Miratimi i kësaj refrome nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve një ditë më parë është një nga fitoret më të mëdha të Trump.

Senati amerikan miratoi draftin final të reformës më të madhe të taksave në Shtetete e Bashkuara të Amerikës prej më shumë se 30-vitesh. Miratimi nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve një ditë më parë i dhanë Presidentit Trump fitoren më të madhe deri tani.

Projektligji mbi taksat u miratua në Senat me 51 vota pro të republikanëve dhe 48 kundër të demokratëve. Ndërsa, në Dhomën e përfaqësueve ligji kaloi me 227 vota pro dhe 203 kundër.

Deputetët republikanë këmbëngulin se ligji i ri do t’i japë ekonomisë amerikane një shtyës të nevojshme. Sipas tyre, reforma shton zbritjet standarde për shumicën e familjeve dhe individëve e pakëson sasinë e të ardhurave të taksueshme që ata duhet të paguajnë, ndërsa ul gjithashtu normën e taksave për korporatat dhe amerikanët me të ardhura të larta.

Takasat e korporatave do të shkojnë në 21% nga 35% që ishin. Reforma gjithashtu përfshinë një ulje të taksës individuale por kjo do të jetë e përkohshme.

Republikanët, mendojnë se gjithë kjo sipërmarrje do të nxisë investimet, do të rrisë punësimin e do të cojë më shumë para në xhepat e amerikanëve.

Demokratët, të cilët votuan të gjithë kundër ligjit janë tepër kritikë. Ata thonë se ligji do ta rrisë borxhin amerikan me një miliard dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme. Gjithashu sipas demokratëve, ligji është projektuar për të fituar shtresat e pasura në kurrizë të të varfërve.

Ekspertë jashtë politkës, mendojnë se reforma e taksave është një lajm i mirë për bizneset, vecanërisht për korporatat shumëkombëshe dhe industirnë, por njëkohësisht është i keq për familjet që jetojnë në shtetet me taksa të larat dhe kosto të lartë jetese të cilët mund të humabsain shumë. Sipas tyre, efektet e këtij ligji nuk do të ndihen kaq shpejt, pasi ai vërtet sjell shkurtime taksash, por heq ndërkohë edhe zbritjet e rëndësishme që iu bëheshin taksapaguesve, ndaj do të duhet kohë – sipas tyre, për të parë se cilët do jenë fituesit dhe humbësit e vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!