Malisheva fitoi një ndeshje të veçantë përballë Gjilanit. Suksesi 1-0 ishte i gjithi për Drinin. Drinor Berisha luante me moshat e skuadrës “dardane” dhe futbolli e mbushte plot ëndrra të bukura, të cilat fatkeqësisht u ndalën në moshën 14-vjeçare, tragjedi që i ka trishtuar të gjithë.
Ndeshja filloi me një minutë heshtje në nderim të Drinit dhe u mbyll me një gol me penallti nga Drilon Hazrollaj. Gol për tifozin e vogël lart në qiell dhe për tri pikët e Malishevës, një ndër skuadrat më në formë në Kosovë.