Fitore në limite për Lokomotivën, Tuci dhe Uzuni me asiste

schedule23:58 - 4 Korrik, 2020

schedule 23:58 - 4 Korrik, 2020

Lokomotiva e Zagrebit ka marrë një fitore 3-1 vetëm në sekondat e fundit në takimin kundër Zapresic. Kjo sfidë, dukej se do të përfundonte me rezultatin e barabartë 1-1, por në sekondat e fundit, Lokomotiva shënoi dy herë.

Golin e parë të sfidës, e asistoi sulmuesi i talentuar shqiptar, Indrit Tuci. Asist dhuroi dhe Myrto Uzuni, në golin e tretë të sfidës, që siguroi dhe suksesin për Lokomotivën.

Kjo fitore, e ngjit skuadrën e shqiptarëve në kuotën e 60 pikëve dhe pas 33 ndeshjesh të luajtura, ekipi nga Zagrebi mban vendin e dytë, katër pikë më shumë se Osijek i vendit të tretë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!