“Zikaltërit” e Inter arritën një fitore madhështore në “Derbin e Madoninës” pasditen e së shtunës, teksa në mitikun “Giuseppe Meazza” mundën rivalët historikë të Milan, me rezultatin e thellë, 5 me 1.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, pas kësaj fitoreje, tekniku Simone Inzaghi i ka dhënë një ditë pushimi të gjithë lojtarëve të tij, teksa do të rifillojë stërvitja, ditën e hënë, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e parë të Champions League.
Ndërkaq, kujtojmë se “zikaltërit” e Inter do të nisin “aventurën” e tyre në Champions League, mbrëmjen e së mërkurës, teksa në stadiumin “San Sebastian” do të përballen me vendasit spanjollë të Real Sociedad. /i.m /abcnews.al