Teuta, ndryshe nga një pjesë e skuadrave të tjera të Superiore, ka zgjedhur të zhvillojë ditën e sotme një ndeshje testuese me ekipin e 21-vjeçarë, që drejtohet nga Gentjan Begeja. Sigurisht në fund ka triumfuar ekipi i Martinit.
Ndeshja është mbyllur me rezultatin e thellë 9-1, edhe pse Teuta U21 shënoi e para me mbrojtësin Brendon Smajli. Reagimi ishte i menjëhershëm, teksa RubinHebaj baraspeshoi shifrat, kurse Hoxha e Avdyli përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë, që u mbyll 3-1.
Rubin Hebaj nuk i kishte mbyllur ende llogaritë dhe shënoi edhe dy gola të tjera, për t’i lënë më pas radhën Emiljano Vilës, Zogajt, Kapllanit dhe Grudës. /abcnews.al
TEUTA 9 – 1 TEUTA U21
Shënues: Hebaj 11’, 55’, 58’, Hoxha 24’, Avdyli 45’, E. Vila 66’, Zogaj 78’, Kapllani 88’, Gruda 90’/ Smajli 10’