Rritja e Atalantës në vitet e fundit është e dukshme. Ekipi bergamask po arrin rezultate pozitive në kampionat dhe Europë. Gjithçka vjen falë një presingu asfiksues dhe një futbolli shumë të bukur, plot ritëm, intensitet dhe dëshirë për të sulmuar e dominuar. Gasperini ka arritur të krijojë një grup fantastik dhe të gjithë e kanë të qartë se si duhet të luajnë.
Sivjet provuan për herë të parë në histori kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League. Shorti i vuri në grupin C me Manchester City, Dinamo Zagreb dhe Shakhtar Donetsk. Tre ndeshjet e para u humbën, por Atalanta nuk u dorëzua. Asnjë ekip nuk ia kishte dalë të kualifikohej pas humbjes së tre ndeshjeve të para në grup. Italianët nuk hoqën dorë nga stili i tyre, as kur u përballën dy herë me ekipin e Guardiolës.
Atalanta mposhti 0-3 Shakhtar Donetsk në transfertë sonte dhe është pjesë e 16 skuadrave më të mirë të Europës. Ekipi po zbavitet dhe ka vendosur rekordin fantastik në kompeticionin e më të mirëve, ndërsa tifozët janë në ëndërr.
Berat Djimsiti është kthyer në një pikë fikse të prapavijës së Atalantës. Në fundjavë i dha fitoren në kampionat me golin e shënuar në shtesa, ndërsa sot luftoi fort për të frenuar sulmet e ukrainasve. Ndeshja e mbrojtësit shqiptar është vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane. /abcnews.al
1 – #Atalanta are the first team in Champions League history to progress to the knockout stage having lost the first three round of the group. Exploit. pic.twitter.com/DbstyQVvhg
— OptaPaolo (@OptaPaolo) December 11, 2019