Fitore e Trump: Gjykata rrëzon urdhrin e Oregon për të mos lejuar agjentët federalë në terren

schedule15:53 - 25 Korrik, 2020

schedule 15:53 - 25 Korrik, 2020

Oregon humb para drejtësisë. Gjykatësi Majkëll Mosmen refuzoi kërkesën për një urdhër kufizues të përkohshëm ndaj agjentëve federalë të dërguar nga administrata Trump në Portland për të frenuar protestat anti racizëm.

Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane. Oregoni kishte kërkuar bllokimin e arrestimeve të kryera nga agjentët federalë pa mandat apo arsye. Shteti kishte kërkuar që agjentët të identifikoheshin gjatë arrestimeve dhe të shpjegonin arsyet e ndalimit.

Gjykatësi Mosmen shpjegoi se kërkesa e Oregon u refuzua sepse shteti nuk mund të mbrojë çështje për manifestuesit. Protestat në Portland nisën dy muaj më parë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd dhe në disa raste kanë qenë shumë të dhunshme. Përballë një situata që sipas tij përkeqësohej nga dita në ditë, kreu i shtëpisë së bardhë dërgoi agjentë federalë duke shkaktuar zemërimin e liderëve demokratë të Oregon.

Një lëvizje që ashpërsoi dhe më shumë zemërimin e manifestuesve të Portland, të cilët iu drejtuan gjykatës federale. Një veprim ligjor i cili përshkallëzoi dhe më shumë tensionet me departamentin amerikan të sigurisë kombëtare që mbron agjentët federalë duke mohuar se tensioni ishte për shkak të tyre dhe akuzoi kryebashkiakun e Portland, Ted Uiler se po legjitimon kriminalitetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!