“Fitore e merituar nga djemtë tanë”/ Presidenti Begaj përshëndet fitoret e Shqipërisë dhe Kosovës

schedule23:02 - 12 Tetor, 2023

schedule 23:02 - 12 Tetor, 2023

Sonte ishte nata e shqiptarëve. Shqipëria realizoi një fitore të madhe në “Air Albania” duke mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 Çekinë, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Euro 2024.

Po ashtu një rezultat pozitiv arriti dhe Kosova, e cila fitoi me të njëjtin rezultatin në transfertë ndaj Andorras.

Presidenti, Bajram Begaj ka përshëndetur fitoret e dy përfaqësueseve me një reagim në “facebook”.

Postimi i plotë:

Fitore të merituara nga djemtë tanë! ???? /abcnews.al