Fiton garën me Partizanin, Shkëndija firmos me Ronaldon

schedule15:52 - 31 Janar, 2024

schedule 15:52 - 31 Janar, 2024

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar mesditën e sotme prurjen e re në merkaton e dimrit, Ronaldo Webster. 22 vjeçari që luan si sulmues krahu te skuadra kuqezi vjen në formë huazimi për gjashtë muaj nga Bregallnica e Shtipit, me detyrim blerje në verën e këtij viti kur pritet të firmos kontratë 3 vjeçare.

“Ndihem i kënaqur të jem këtu. Jam i motivuar dhe gati të jap gjithçka në fushë për këtë ekip me histori. Mund të presin shumë surpriza nga unë në këtë gjysmë sezoni. Shumë gola, shumë kontribut për këtë ekip. Unë pres që titulli kampion të vijë në Tetovë“, deklaroi Webster pas prezantimit me fanellën kuqezi.
Webster, i njohur edhe si Ronaldo Romario Webster, vjen te Shkëndija pas një periudhe të shquar te Bregallnica e Shtipit, ku ai shënoi 4 gola dhe dha 4 asiste në 18 takime kampionale gjatë 6 muajve të fundit.

Shkëndija e Tetovës me transferimin e Ronaldo Websterit ka fituar edhe garën në merkato me Shkupin dhe Partizanin, të cilët gjithashtu ishin të interesuar për shërbimet e 22 vjeçarit nga Xhamajka./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!