Fiton “10 me yll”, pa krahë/ Matt Stutzman shkëlqen në Paris 2024, amerikani vendos rekordin e ri në Lojërat Paraolimpike

schedule15:38 - 3 Shtator, 2024

schedule 15:38 - 3 Shtator, 2024

E quajnë “harkëtari pa krahë”.

I tillë është vërtet Matt Stutzman, që arriti një triumf të paprecedentë në Lojrat Paraolimpike në Paris, me invalidin amerikan që fitoi lavdinë e merituar duke marrë medaljen e artë në gjuajtjen me hark për meshkuj.

Jo vetëm kaq, por ai realizoi një goditje në shenjë, pra duke marrë një 10 të pastër.

Duke mos pasur krahë, ai i ekzekutoi gjuajtjet e tij me ndihmën e këmbëve, dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke mundur në finale kinzein favorit,

Në finale, 41-vjeçari amerikan mundi kinezin favorit, Ai Xinliang, me rezultatin 149-148, në një paraqitje thuajse të përsosur duke thyer rekordin paraolimpik me një pikë, me Stutzman që u bë i pari atlet paraolimpik pa krahë që shpallet kampion në gjuajtjet me hark.

Kjo ishte medalja e tij e dytë olimpike pas argjendit të fituar në Londër në vitin 2012, kur ishte ende 29 vjeç.

Amerikani fitoi në kryeqytetin e Francës, në prani të tre fëmijëve të tij, teksa pas triumfit theksoi se për katër vjet me radhë nuk mendoi për medaljen e artë, por për të shijuar një garë të tillë duke qenë invalid. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!