Fitojnë Struga dhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut, teksa ngec Shkëndija. Kampionët në fuqi mposhtën 3-1 skuadrën e Brera Strumica, ku nga djemtë e tekniku Shpëtim Duro shënuan Besat Ibraimi e Marjan Radeski, si dhe iu “falën” autgolit, të Agron Rufatit.
Suksesi i dytë radhazi për Strugën, që kryeson kampionatin me 48 pikë, një më shumë se Shkupi, me “Bardhekaltërit”, që triumfuan me rezultatin e ngushtë 3-2 përballë kundër skuadrës së Rabotnicki.
Një dopietë e Abdul Rwatubyaye dhe Emanuel Gronner shënuan golat e fitores për ekipin kryeqytetas, ndërsa, Shkëndija nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Voska Sport, me “Kuqezinjtë” renditen në vendin e tretë me 44 pikë. /i.m /abcnews.al